Një rrebesh shiu në pak minuta ka përmbytur qytetin francez Reims të Francës, duke bllokuar rrugët e mbushur me ujë bodrumet e katet e para të disa ndërtesave.
Sipas njoftimeve gjatë rajone në jug të Francës janë vendosur në alarm të kuq nga kushtet atmosferike për shkak të rrezikut nga përmbytjet, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Stuhitë dhe përmbytjet në Europë detyruan një numër rekord njerëzish vitin e kaluar, 126.000 që të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre.
Mjaftuan vetëm 5 stuhi të fuqishme për të shpërngulur 6.200 vetë në 9 vende, dyfishi i mesatares vjetore të dekadës së fundit thotë Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve, IDMC. Sipas saj, për të dytin vit me radhë zhvendosjet nga fatkeqësitë natyrore dhe moti ekstrem, shpërngulën tre herë më shumë njerëz sesa luftërat dhe konfliktet gjatë 2020-ës në mbarë botën./Motilokal.com
