Raketa “Falcon-9” u lëshua nga Stacioni Hapësinor “Cape Canaveral” në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Dërgesa përbëhet nga specie të vegjël dhe gjallesa mikroskobike, të njohur edhe si ariu i ujit (tardigradi). Këta vizitorë të rinj të stacionit do të përdoren për një seri studimesh shkencore në mjedisin pa rënie të lirë.
Synimi i studimeve të tilla është sigurimi i një mbrojtje më të mirë të shëndetit të astronautëve në misionet më të gjata hapësinore.
Kapsula “Dragon”, e cila është shkëputur nga raketa “Falcon-9” 12 minuta pas lëshimit, planifikohet të mbërrijë të shtunën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS)./Motilokal.com
