Ndotja akustike ështeë çdo lloj ndotje e shkaktuar nga zhurma e cila arrin shkallën mbi 85 decibel (dB), mund të ketë pasoja afatgjata tek shëndeti i njeriut dhe rrit mundësinë për të pësuar dëmtime në dëgjim
Ndikimi në shëndetin e njeriut
Ndotja akustike në nivel të lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit qoftë për një̈ kohë të shkurtër apo edhe për tërë jetën. Zhurmat e padëshirueshme rritin presionin, shkaktojnë̈ lodhje, ulin gjumin, rritin stresin dhe pengojnë̈ përqëndrimin. Shkaktojnë probleme psikologjike (agresivitet, padurueshmëri) dhe frenim në shpejtësinë e komunikimit. Sjellin ndryshime në sistemin hormonal dhe imunitar si dhe ndikojnë̈ negativisht në aparatin tretës.
Burimet kryesore të zhurmave urbane janë:
Trafiku urban
Trafiku rrugor
Trafiku hekurudhor
Industria (zhurmat profesionale dhe mjedisore)
Tregtia (zhurmat profesionale dhe mjedisore)
Ndërtimi dhe zhurma në godinat e shërbimit.
Aktivitete argëtuese ku përfshihen; koncertet e hapura, diskoteka, lokalet e ditës dhe natës ku luhet muzikë e lartë.
Si mund të mbrohemi?
Pas një qëndrimi në ambient me nivel të lartë zhurme duhet kaluar në një̈ ambient larg zhurmave Një̈ nga masat më eko-miqësore për të reduktuar nivelin e ndotjes është sigurimi i hapësirave të mbjella me pemë midis zonave të banuara dhe rrugës kryesore.
Në industri duhet të ketë program mbrojtës ndaj zhurmës, të përdorin tapa veshi, kufje gjatë punës, dhe të përcaktohen vendet e pushimit pa zhurmë.
Të bëhet izolimi i makinave që prodhojnë̈ zhurmë dhe ripërtëritja e teknologjisë̈ në vazhdim.
Për trafikun duhet që sipërfaqja e rrugës të shtrohet me material që zbut rrugën (asfalt poroz).
Të zbatohen kriteret në ndërtim, larg qendrave të banuara, me amortizim të mirë me orare të përcaktuara./Motilokal.com
