Jeni bërë gati për plazh? Mësoni si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Jeni bërë gati për plazh? Mësoni si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Shqipëria përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbajë mot i ngrohtë e me diell.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 16 deri në 25 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht me re e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 27 °C.

Mot me kthjellime e vranësira kalimtare pritet të mbajë përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 27 °C./Motilokal.com