Në Angli do të nisë së shpejti ndërtimi i pishinës më të thellë në botë, që do të kushtojë rreth 200 milionë euro.
E quajtur “Humnera blu”, kjo pishinë do të jetë 50 metra e thellë dhe do të mbajë 42000 metra kub ujë.
Qëllimi i ndërtimit të kësaj pishine është kërkimi shkencor, stërvitja e astronautëve dhe testimi i robotëve nënujorë.
Pritet që “Humnera blu” të ndërtohet brenda 18 muajve dhe do të hap dyert për shkencën kah mesi i viti 2023. Kjo nënkupton hapjen e 160 vendeve të reja të punës dhe 8 milionë funte në vit për ekonominë lokale.
Projekti ka marrë përkrahjen e astronautit britanik Tim Pik, i cili ka qenë astronauti i parë britanik që i kishte kaluar gjashtë muaj në stacionin ndërkombëtar hapësinor./Motilokal.com








