Shkencëtarët amerikanë theksuan se ujërat e ëmbla, siç janë liqenet dhe lumenjtë, me rritje të temperaturave do të bëhen një mjedis më i favorshëm për organizmat që mund të dëmtojnë njerëzit, të tilla si “Naegleria fowleri”, e njohur gjithashtu si “ameba tru-ngrënëse”.
Profesoresha Sandra Gompf, eksperte e sëmundjeve infektive të Universitetit të Floridës Jugore, vuri në pah se shkencëtarët kanë filluar të shqetësohen më shumë se patogjenë të rrezikshëm si bakteri i ujit të kripur “Vibrio vulnificus”, gjerësisht i njohur si “bakteri mishngërënës”, por edhe “Naegleria fowleri” në ujërat e ëmbla, mund të shtohet më tepër nga efekti i ngrohjes së ujërave si pasojë e ngrohjes globale.
Ekspertët theksuan se përmbytjet e forta mund të lehtësojnë transportimin e ujërave të ndotura, një mjedis i favorshëm për riprodhimin e patogjenëve të rrezikshëm, transmeton TRT.
Ndërsa Dr. Yun Shen nga Universiteti i Kalifornisë paralajmëroi se patogjenët që kanë potencial të riprodhohen vrullshëm në rezervat e ujit të rajoneve me thatësira të mëdha, ka të ngjarë të përzihen gjithashtu në rrjetet ujore të qyteteve.
Duke tërhequr vëmendjen se numri i këtyre rasteve në 10 vitet e fundit është më i lartë sesa pritej, ekspertët potencuan se kjo situatë mund të përkeqësohet më tej me ngrohjen globale.
“Naegleria fowleri” është një gjallesë mikroskopike njëqelizore që futet në organizëm përmes hundës, zakonisht kur notojmë në liqene e lumenj apo kur hunda ka kontakt me këto ujëra. Nga hunda qarkullon në tru duke shkaktuar infeksion, i cili përgjithësisht rezulton fatal.
Kjo ameba nuk transmetohet nga njeriu në njeri.
Ndërsa bakteri “Vibrio vulnificus” jeton në ujëra të kripura dhe mund të shkaktojë probleme të tilla si diarre, infeksion në qarkullimin e gjakut dhe gangrenë./Motilokal.com
