Avancimi i teknologjisë nuk ka të ndalur, e gjitha po shkon drejt asaj elektrike dhe e padëmshme për mjedisin.
Së fundmi është prodhuar një varkë e re e gjitha elektrike që gjithashtu ka dhe stabilizatorë për një udhëtim sa më të qetë, e cila u prezantua në panairin e varkave në Venecia.
Varka e quajtur “Candela C-7” ishte një nga krijimet më të shumëpritura të këtij eventi të veçantë që do të qëndrojë i hapur deri më 6 qershor.
Kjo varkë mundet të ulë fërkimin me sipërfaqen e ujit me 80 për qind duke u ngritur me anë të hidrofilëve të saj që janë plotësisht elektrikë.
Çmimi i varkës arrin deri në 200 mijë euro dhe pritet të konkurrojë të gjithë rivalët e saj me karburant të djegshëm./Motilokal.com


