Një veprim i pabesueshëm është zhvilluar nga dy bletë, të cilat kanë bërë të mundur hapjen e një shisheje me Fanta.
Pamjet e kapura në São Paulo, Brazil, tregojnë se dy bletët pozicionohen në të dy anët e shishes dhe përdorin këmbët e tyre për ta shtyrë kapakun lart.
Vetëm pak çaste më vonë, bletët arrijnë të heqin kapakun nga shishja dhe të shikojnë se si bie në tokë.
Është për t’u mahnitur se si dy krijesa aq të vogla arrijnë të hapin diçka për të cilën duhet të ushtrohet forcë.
Me këtë na kanë bërë të kuptojmë se edhe bletët kanë inteligjencë dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën./Motilokal.com
