Elon Musk zbulon projektin e së ardhmes: Në 2022 do të jetë gati aeroporti hapësinor në det!

Elon Musk zbulon projektin e së ardhmes: Në 2022 do të jetë gati aeroporti hapësinor në det!

Themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk nuk ka ndër mend të ndalet nga ambiciet e tij për të arritur deri në planetin Mars.

Ambicia e tij e fundit që ka bërë publike është ndërtimi i një “hapësirë oqeanike” për të lëshuar raketat drejt planetit Mars.

Ai në Twitter tha se aeroporti hapësinor i SpaceX, i quajtur Deimos, është në ndërtim e sipër dhe mund të fillojë operacionet vitin e ardhshëm.

Image

Platforma ka për qëllim të përdoret si një pistë nisjeje dhe uljeje për SpaceX Starship, një anije kozmike që Musk synon të dërgojë në Mars.

SpaceX bleu dy platforma nafte në brigjet e Teksasit në fillim të këtij viti për të shërbyer si pista “lundruese” për Starship.

Platformat janë quajtur Deimos dhe Phobos. Mendohet se një flotë e ‘aeroporteve hapësinore oqeanike’ do të pozicionohen pranë qendrave kryesore të transportit në të gjithë botën për të minimizuar rrezikun dhe ndotjen pranë zonave kryesore të populluara./Motilokal.com