Ndotja e ajrit ka qenë prej kohësh një nga format më të rënda të dëmtimit të mjedisit.
Shifrat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerësojnë se ndotja e ajrit vret shtatë milion njerëz në të gjithë botën çdo vit.
Sidoqoftë, pandemia globale COVID-19 tregoi se sa mund ta pastrojmë cilësinë e ajrit kur i ulim numrin e udhëtimeve.
Të dhënat e saj tregojnë gjithashtu se 9 në 10 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë udhëzues të OBSH-së në nivele të larta të ndotësve.
Emetimet nga djegia e karburantit zënë gati një të katërtën e emetimeve të CO2 nga aktivitetet njerëzore.
Pra, ndikimi i bllokimeve në transportin rreth globit në pandeminë Covid-19 ka qenë i zymtë.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, aktiviteti mesatar në rrugët e botës ra me gati 50 për qind krahasuar me 2019.
Përmirësimi i cilësisë së ajrit ishte i qartë për t'u parë.
Në një hapësirë të shkurtër kohe, zonat urbane po regjistronin reduktime masive në një sërë ndotësish të lidhur me motorët me djegie të brendshme.
Rezultatet mbi cilësinë e ajrit mund të shihen me sy të lirë. Të dhënat e mbledhura nga Qendra Kombëtare e Shkencës Atmosferike tregojnë ulje të dukshme të dioksidit të azotit (NO2) dhe të grimcave (PM2.5) nëpër 10 qytete të Mbretërisë së Bashkuar.
Teksa në Indi, njerëzit në mediat sociale postonin imazhe të qiellit të pastër pasi rreth 90% udhëtime rrugore u ndaluan gjatë bllokimit.
“Kriza aktuale na ka treguar se qielli i pastër dhe ajri i frymëmarrjes mund të arrihen shumë shpejt nëse ndërmerren veprime konkrete për të zvogëluar djegien e lëndëve djegëse fosile”, ka thënë për BBC News, Sunil Dahiya nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.
Këtë vit emetimet e karbonit kanë rënë në mënyrë drastike si rezultat i bllokimeve që ulën transportin dhe industrinë e rëndë./Motilokal.com
