Java nis me mot të freskët, priten rrebeshe shiu dhe bubullima në Kosovë

Java nis me mot të freskët, priten rrebeshe shiu dhe bubullima në Kosovë

Fillimi i javës në Kosovë parashikohet të nis me mot të freskët, me shi e bubullima.

E hëna do të mbajë mot të freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Përgjatë pasdites priten rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 16 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të freskët, me vranësira e me diell, gjatë pasdites priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 13 °C.

E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 17 °C./Motilokal.com