Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë me diell deri në mesditë, ndërsa nga pasditja pritet shtim i vranësirave, ku do të sjellin reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat do të luhatën nga 14 deri në 19 °C.
Dita e martë pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell, vende-vende edhe riga të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 20 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me mot pjesërisht të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 22 °C./Motilokal.com
