Rolls-Royce Boat, vetura më e shtrenjtë në botë për piknik

Rolls-Royce Boat, vetura më e shtrenjtë në botë për piknik

Rolls-Royce ka realizuar një veturë superekskluzive që mahnit jo vetëm për origjinalitetin e konfigurimit të njëhershëm, por edhe për çmimin stratosferik.

Grand Tourer i konvertueshëm i Boat Tail prej 20 milion funtave është i pari i një treshe ekskluzive limuzinash shumë të personalizuara.

Një realizim deri në përsosmëri, që shtrihet nga bërja e karrocerisë bazuar te kërkesat e klientit deri te ndërhyrja në detajet më të vogla kompletuar me një riprodhim druri.


Në kuvertën e pasme të automjetit është i vendosur një set për të darkuar, tavolina rrotulluese për kokteje me karrige të përshtatshme.

The rear deck of the Rolls-Royce Boat Tail is covered in an expensive wood veneer to mimic those on early boattail models.

Prodhuesit britanik të veturave i janë dashur katër vjet për të hartuar dhe prodhuar në bashkëpunim me klientët të cilët dëshironin një makinë unike.


Arsyeja e çmimit të shtrenjtë është se vetura është projektuar me kosto të larta përbërëse.


Ajo është tepër luksoze, aq sa mund të përdoret edhe për piknik, duke shijuar çdo moment të kohës.


”Boat Tail” është kulmi i një bashkëpunimi katërvjeçar me tre nga klientët tanë më të veçantë, të përfshirë ngushtë dhe personalisht në çdo hap të procesit krijues dhe inxhinierik”, thekson Muller-Otvos.


”Kur u propozua ideja e këtij drejtimi të dizajnit dhe u vendos ndërtimi 100 për qind i punuar me dorë i ‘Boat Tail’, tre klientët ishin të qartë në aprovimin e tyre duke shprehur një kërkesë të vetme, që makina duhet të kishte treguar diçka si kurrë parë më parë”, shton ai./Motilokal.com