Mijëra njerëz po largohen nga qyteti i Gomas në Kongo mes paralajmërimeve se vullkani i riaktivizuar të shtunën e kaluar, i cili vrau 32 persona, mund të shpërthejë sërish.
Shumë pjesë të qytetit me dy milionë banorë, janë braktisur nga paniku i shpërthimit të vullkanit. Një pjesë e banorëve janë zhvendosur në qytetin më të vogël të Sake, ku u panë duke kërkuar ushqim nga banorët vendas. Ndërsa mijëra të tjerë kaluan kufirin në Ruandën fqinje, në një nga kombet më të varfra të Afrikës.
“Është një situatë e tmerrshme, apokaliptike. Të gjithë po ikin”, tha një banor vendas për AFP.
Ushtria e Kongos bëri të ditur se ishte zbuluar llavë nën sipërfaqen e qytetit dhe ekzistonte rreziku që ajo të shpërthente, ose të dilte në ujërat e një liqeni aty pranë, ku mund të lëshonte gaz toksik./Motilokal.com
