Elon Musk, zotëruesi i grupit hapësinor “SpaceX” dhe kompanisë “Tesla” ka paralajmëruar se njerëzimi duhet të nis sa më shpejt kolonizimin e planetit Mars për t’iu shmangur paradoksit të “Filtrit të Madh”, para se jeta të zhduket në Tokë.
Sipas Musk, njerëzit duhet të zhvendosen në Mars si një nga mënyrat e pakta për të bërë specien tonë të mbijetojë në terma afatgjatë.
Musk thotë se prej masës dhe moshës së Universit, me shumë gjasa ka ekzistencë aliene më të avancuar se e jona.
Ai po ashtu thotë se zgjidhja e vetme është udhëtimi drejt planetëve të tjera nëpërmjet anijeve të tij. Musk shkroi në rrjetet sociale: “SpaceX do të jetë duke ulur anijet e saj me njerëz në Mars para vitit 2030”.
Më herët ai ka treguar sesa i vështirë është dominimi i kozmosit duke theksuar se nuk është për njerëz me zemër të dobët.
Musk theksoi se vetëm pas 4.5 miliard vitesh pas krijimit të tokës është i mundur udhëtimi drejt Marsit, duke shtuar për sa kohë do të qëndrojë kjo mundësi ende nuk është e qartë. Ja përse ne duhet të veprojmë tani./Motilokal.com
