Një arkitekte ka vendosur që të ulë ndotjen në Oqeanin Indian duke përdorur mbeturinat që ndodhen në të për të krijuar një ishull fantastik, që do të shërbejë si resort duke nisur nga viti 2025.
Ishulli artificial, që quhet Resorti Plastik i Oqeanit, do të ndërtohet në Ishujt Cocos, pranë Australisë.
Arkitektja pas këtij koncepti inovativ, Margot Krasojevic, shpjegoi se resorti do të zgjerohet në përpjesëtim të drejtë me ndotjen e oqeanit.
Me kalimin e kohës, llumi dhe rëra do të vendosen në këtë ishull artificial, duke e bërë atë të përshtatshëm për rritjen e pyjeve të mangrove. Struktura do të plotësohet me elementët kryesorë: kaseta të ndërthurura prej betoni me fibra biodegraduese dhe argjila e zgjeruar. Të tilla “tentakula” janë krijuar për të punuar si rrënjët e mangrove: për të thithur ujë dhe për të kapur mbeturinat që lëkunden në valë.
Për shkak të kësaj, ishulli do të rritet vazhdimisht, duke përdorur mbeturinat si një material ndërtimi. Dhomat e hotelit janë të vendosura në ndërtesa të veçanta të vogla. Përveç kësaj, vizitorët do të jenë në gjendje të pushojnë vetëm me natyrën në kamping./Motilokal.com

