Lehtësohen masat kundër COVID-19 në Kosovë, hiqet ora policore dhe pjesërisht maskat

Lehtësohen masat kundër COVID-19 në Kosovë, hiqet ora policore dhe pjesërisht maskat

Pas rënies së rasteve me virus, masat e reja anti-COVID janë miratuar sot në Qeverinë e Kosovës.

“Kufizimi i orarit do të hiqet, nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi më shumë se 10 persona. Gastronomia deri në ora 23:00. Lejohet qëndrimi pa maska kur qytetarët janë vetëm edhe në ambient të jashtëm”, tha ministri Arben Vitia.

Mirëpo, në këtë mbledhje nuk u vendos për lejimin e dasmave. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke ecur të vetëm në ambiente të hapura. Vendimi hyn në fuqi nga e hëna e 31 majit./Motilokal.com