Moti sot, stuhi me shi dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

Moti sot, stuhi me shi dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu në formë stuhie të shoqëruara me bubullima e shkarkime rrufesh. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 17 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 19 °C.

E diela parashikohet të mbaj mot kryesisht me vranësira, e në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 17 °C./Motilokal.com