Po bëhet gjithnjë e më e mundur që limiti kyç i temperaturës globale të arrihet brenda njërit prej pesë viteve të ardhshme.
Sipas një studimi të fundit thuhet se deri në vitin 2025 ka një mundësi prej 40 për qind që të paktën një vit të jetë 1.5 °C më i nxehtë se niveli para-industrial.
Kjo është më e ulëta e dy limiteve të temperaturës të përcaktuara nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës.
Përfundimi vjen në një raport të botuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).
Analizat bazohen në modelimin nga Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe dhe nga hulumtuesit e klimës në 10 shtete, përfshirë SHBA-të dhe Kinën.
Në dekadën e fundit, u vlerësua që shanset që njëri prej këtyre viteve të arrinte shifrën 1.5 °C më të lartë siç u përmend më lart ishin 20 për qind.
Tash, vlerësimi i ri e vendos rrezikun në 40 për qind.
“Kjo nënkupton se po i afrohemi 1.5-shit, nuk jemi aty, por po afrohemi”, tha Leon Hermason, shkencëtar.
Leon Hermanson, një shkencëtar i Met Office, i tha BBC News se krahasimi i temperaturave të parashikuara me ato të viteve 1850-1900 tregon një rritje të qartë.
"Koha po mbaron për një veprim të fortë që na duhet tani."
Studiuesit theksojnë se edhe nëse një nga pesë vitet e ardhshme është 1.5 °C mbi nivelin para-industrial, do të jetë një situatë e përkohshme.
Ndryshueshmëria natyrore do të thotë që vitet në vijim mund të jenë pak më të freskëta dhe mund të kalojë një dekadë ose dy ose më shumë para kufirit të 1.5 °C.
Marrëveshja e Parisit vendosi qëllimin për të mbajtur rritjen e temperaturës mesatare globale në jo më shumë se 2 °C dhe të përpiqet të mos tejkalojë 1.5 °C dhe kjo kuptohet se do të thotë për një periudhë të gjatë sesa një vit të vetëm.
Raporti vjen në afrimin e samitit COP26 mbi ndryshimin e klimës, që do të mbahet në Glasgow në nëntor.
Samiti synon të rrisë ambiciet midis udhëheqësve botërorë për trajtimin e krizës klimatike./Motilokal.com
