Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për të njoftuar rreth masave të reja kundër COVID-19 në Shqipëri.
“Komiteti mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, thuhet në njoftim.
Masat e lehtësuara:
Nga 1 Qershori:
Hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambientet e jashtme.
Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik.
Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
Ora policore shtyhet në orën 23:00-06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00./Motilokal.com
