Një studim i ri zbulon se vetëm 20 biznese prodhojnë 55 për qind të mbetjeve plastike me një përdorim.
Kërkimet nga Fondacioni Minderoo gjurmuan polimerët (substancë që ka një strukturë të ndërtuar kryesisht ose plotësisht nga një numër njësish të ngjashme të lidhura së bashku) që pasi dolën nga fabrika e deri në momentin që u hodhën.
Aktualisht, plastika me një përdorim përbën pjesën më të madhe të plastikës që hidhet çdo vit. Në vitin 2019 Fondacioni raportoi se mbi 130 milionë ton metrikë u hodhën në vitin 2019, shumica e tyre digjen, vendosen në deponi ose në rastin më të keq hidhen në mjedis.
Plastikat me një përdorim shpesh përfundojnë në oqeanet tona dhe përbëjnë pjesën më të madhe të ndotjes.
Raporti zbuloi se kompani si ExxonMobil, një korporatë gazi dhe Dow, një prodhues kimik, kryesojnë listën së bashku me Sinopec, një kompani naftë dhe kimike. Së bashku këto tri kompani veçmas zënë 16 për qind të mbetjeve globale të plastikës me një përdorim.
ExxonMobil, kompania më e keqe për gjenerimin e plastikës me një përdorim dhe ndotjen në botë, ka kontribuar me 5.9 milion ton, ndërsa Dow, kompania më e madhe kimike në botë, krijoi 5.5 milion ton mbetje plastike.
Raporti gjithashtu zbuloi se shumë banka dhe investitorë globalë po financojnë krijimin e një pjese plastike duke blerë aksione në kompanitë mëmë që prodhojnë polimere. Që nga viti 2011 bankat si Barclays, HSBC dhe Banka e Amerikës u kanë dhënë hua afër 24.5 milionë euro (30 milion dollarë) këtyre kompanive mëmë, si rezultat, ato kanë kontribuar drejtpërdrejt në krizën e klimës dhe betejën kundër plastikës me një përdorim.
Nga 20 kompanitë që rezultuan të jenë ndotësit më të këqij, tre prej tyre janë me qendër në Europë dhe kanë një dëm të përbashkët prej 4.6 milionë ton.
Në pesë vitet e ardhshme, vlerësohet se zgjerimi i planifikuar i prodhimit të polimerit të virgjër do të pengojë shpresat e një ekonomie rrethore plastike dhe si rezultat, përdorimi i plastikës me një përdorim mund të rritet deri në 30 për qind.
Ky zhvillim do të ndikojë negativisht në vendet në zhvillim pasi këtu përfundon shumica e plastikëve me përdorim të vetëm .
Udhëheqësit europianë kanë debatuar vazhdimisht për plastikën me një përdorim brenda Europës dhe kanë bërë përpjekje për të zvogëluar mbeturinat detare deri në vitin 2030 duke siguruar që të gjitha shishet plastike do të duhet të bëhen prej të paktën 30% përmbajtje të riciklueshme.
Ish Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara Al Gore dhe themeluesi dhe kryetari i Projektit të Realitetit të Klimës thotë: “Gjurmimi i shkaqeve rrënjësore të krizës së mbeturinave plastike na fuqizon të ndihmojmë në zgjidhjen e saj. Ashtu siç zbulimi i emetimeve të gazrave serë ishte hapi i parë për krijimin e synimeve globale për reduktime, zbulimi i fondeve dhe prodhimi i plastikës me një përdorim është i nevojshëm për të kthyer rrjedhën e këtij problemi përshkallëzues."/Motilokal.com
