Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha sot dhe nesër në Maqedoni

Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha sot dhe nesër në Maqedoni

Moti gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut do të jetë pothuajse i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 26 °C.

E enjtja do të mbajë mot pothuajse i kthjellët në pjesën e parë të ditë, e përgjatë pasdites pritet të kemi mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 26 °C. /Motilokal.com