Sot mot i vranët e me diell, nesër me rrebeshe shiu

Sot mot i vranët e me diell, nesër me rrebeshe shiu

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa përgjatë viseve malore mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 12 deri në 21 °C.

E enjtja do të nis me diell, por gjatë mesditës dhe pasdites priten rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullimë. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 13 deri në 24 °C./Motilokal.com