Tregu i veturave në Bashkimin Evropian shënoi rritje me 218,6 për qind në prill, i krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
ACEA thotë se pavarësisht kësaj rritjeje të madhe në përqindje, vëllimi i shitjeve të muajit të kaluar ishte pothuajse 300 000 njësi më i ulët se ai i regjistruar në prill 2019.
Të 27 tregjet e BE-së shënuan të paktën rritje dyshifrore muajin e kaluar, ndërsa Italia regjistroi rritjen më të madhe (3276,8 për qind) e ndjekur nga Irlanda (1988,6 për qind) dhe Spanja (1787, 9 për qind).
Për periudhën janar-prill, kërkesa e BE-së për automjetet veturë u rrit me 24,4 për qind, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 3,4 milion./Motilokal.com
