Gjithçka gati për edicionin e dytë të garës ndërkombëtare ‘Gërmia Ultra Trail’

Gjithçka gati për edicionin e dytë të garës ndërkombëtare ‘Gërmia Ultra Trail’

13 qershori është data kur në vendin tonë do të mbahet gara e vrapimit malor, “Gërmia Ultra Trail”. Edhe këtë vit, Parku i Gërmisë do të jetë vendi i kësaj ngjarjeje sportive, ku shumë vrapues lokal e ndërkombëtarë do të mund të shfaqin aftësitë e tyre garuese, por edhe për vrapuesit e tjerë që do të shijojnë gjithë shtegun duke përkrahur aktivitetet sportive në natyrë. Ashtu si në edicionin e kaluar, në program janë dy distanca: “Gërmia Ultra Trail” me gjatësi prej 51 km dhe Bear Trail prej 27 km. Interesim për këtë garë kanë shprehur edhe vrapuesit më të mirë të vendit dhe rajonit.

Organizatori “Kosova Trail Running Association” ka filluar promovimin e kësaj gare në rrjetet sociale, ndërsa karakteri i saj unik dhe ndërkombëtar bën që të përkrahet si gjithmonë nga institucionet në vend, pa të cilat nuk do ishte e mundur organizimi dhe planifikimi i sigurt i ngjarjes. Kjo ngjarje e rëndësishme sportive gjithashtu përkrahet nga një sërë kompani vendore dhe individë të ndryshëm.

Regjistrimi për stafin esencial, përkatësisht stafin mjekësor, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të jetë pa pagesë. Të gjithë të interesuarit nga këto institucione mund të regjistrohen duke klikuar në https://bit.ly/3frCWXC.

“Gërmia Ultra Trail” është garë e vrapimit malor në distancë ultra-maratonike, që organizohet nga Kosova Trail Running Association (KTRA), e cila është anëtare e International Trail Running Association (ITRA) që nga themelimi dhe si e tillë është e para e akredituar ndërkombëtarisht në Kosovë.

Për më tepër informata lidhur me aktivitetin mund të vizitoni www.germiaultratrail.com ose në rrjetet sociale: https://www.facebook.com/germiaultratrail dhe https://instagram.com/germiaultratrail

Artikull i sponsorizuar