Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, prof. Dr. Halil Ibrahimi së bashku me Astrit Bilallin, kanë zbuluar një tjetër lloj të ri insekti atë në Shqipëri.
Potamophylax qafshtamaensis, ky është insekti më i ri dhe ndodhet në Qafështamë dhe nga e ka marrë emrin.
Sipas profesor Ibrahimit Potamophylax qafshtamaensis është një kushëri i largët i Potamophylax coronavirus, të përshkruar para pak kohësh nga Kosova.
"Potamophylax qafshtamaensis është lloji i ri i insektit për shkencën, i publikuar sot. E kam shumë për zemre këtë lloj sepse është lloji im i parë i ri për shkencën i zbuluar nga Shqipëria. E patëm mbledhë këtë lloj bashkë me Astritin në vitin 2016 në Qafështamë dhe sivjet u finalizuan analizat e hulumtimit. Krahas dallimeve morfologjike, rezultatet e ADN-së treguan se është fjala për lloj të ri për shkencën dhe do të publikohen në një punim më të madh ndaras ku analizohet krejt grupi, të cilit i takon lloji. Përndryshe, Potamophylax qafshtamaensis është një kushëri i largët i Potamophylax coronavirus, të përshkruar para pak kohësh nga Kosova”, ka njoftuar profesor Ibrahimi në Facebook./Motilokal.com
