Arabia Saudite synon të mbjellë 10 miliardë pemë në shkretëtirë si pjesë e një fushate ambicioze të bërë publike nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.
Princi saudit thotë se lëvizja është një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit, duke luftuar kështu ndotjen dhe degradimin e tokës gjatë dekadave të ardhshme.
Salman, shtoi se Arabia Saudite synon të zvogëlojë emetimet e tij të karbonit duke gjeneruar 50 për qind të energjisë së vendit nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, shkruan The Sun
Ai tha se do të punojë edhe me shtetet e tjera arabe në një “Nismë të Gjelbër të Lindjes së Mesme” për të mbjellë 40 miliardë pemë shtesë, duke shtuar se ky do të ishte programi më i madh i ripyllëzimit të planetit.
Në deklaratë nuk jepen detaje se si do të vihet në jetë ky projekt në një vend ku burimet ujore të ripërtëritshme, janë të kufizuara.
Por në të shkuarën është përmendur mundësia për të përdorur ujë të ricikluar dhe pemë lokale që kërkojnë më pak ujitje sesa të tjerat, si dhe mbjellja e reve, një proces ky që kombinon lloje të ndryshme agjentësh kimikë, përfshirë jodurin argjendi, akullin e thatë dhe madje edhe kripën e zakonshme të tryezës me retë ekzistuese në një përpjekje për të rritur mundësinë e reshjeve të shiut./Motilokal.com
