Zambaku është lulja e cila te ne është shumë e njohur me të cilën identifikohemi të gjithë shqiptarët, për të cilën janë kënduar edhe këngë. Mirëpo, ndoshta dikush mund të mos e dijë se këto lulëzojnë në bjeshkët e trojeve shqiptare.
Zambaku shqiptar (Lilium Albanicum) është bimë me bulb, me një 30-40 centimetra. Gjethet janë vizake, majëmprehta, me 7 nervura, gjysmë-pushtuese. Lulet janë të vetmuara, rrallë 2-3 dhe të varura. Tepalet janë ngjyrë të verdhë ari, pa njolla përsipër, të harkuara deri të spërveshura. Thekët janë shumë të dalë dhe të varur. Pjalmoret janë ngjyrë portokalli. Fenologjia perfshin muajt maj-korrik. Kjo bimë është endemike. Kjo bimë barishtore gjendet në kullota e livadhe subalpine dhe alpine.
Statusi Zambaku shqiptar është pjesë e Listës së Kuqe të Florës si lloj i rrezikuar.
Ky zambak me lule të verdha është një nga llojet më të lashta të kësaj luleje dhe mund të gjendet vetëm në zonat shkëmbore të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë Veriore. Lilium Albanicum është dëshmi e zjarrtë e trashëgimisë së lashtë të popullit shqiptar në Ballkan dhe hapësirës historike të territoreve shqiptare.
Zambaku është një lule që kënaq jo vetëm sytë, por edhe zemrën. Pra zambaku përdoret për kura mjekësore, ushqime dhe parfume. Fotografitë janë realizuar nga ambientalisti Abdulla Diku në Shqipëri./Motilokal.com

