Fillimi i javës në Kosovë parashikohet të nis me mot të nxehtë e me temperatura të larta.
E hëna do të mbajë mot të nxehtë, kryesisht të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 23 °C.
Edhe dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 19 deri në 28 °C.
E mërkura do të mbajë mot të ndryshueshëm pjesërisht me re, kthjellime dhe diell, në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 23 °C./Motilokal.com
