Java në Shqipëri nis me qarkullimin e masave ajrore të qëndrueshme që do të sjellin temperatura të larta tipike verore. Kështu parashikohen tri ditët në vijnë.
Dita e parë e javës do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 20 deri në 29 °C.
Mot i nxehtë, i kthjellët e me diell do të mbajë gjatë ditës së martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 27 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 21 deri në 25 °C./Motilokal.com
