Kanioni i Holtës, bukuria e kristaltë e Shqipërisë

Kanioni i Holtës, bukuria e kristaltë e Shqipërisë

Në verilindje të Gramshit pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhet Kanioni i bukur i Holtës. Ai është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike. Është 3 kilometra i gjatë, 350 metra i lartë dhe në dalje gryka ngushtohet deri në 10 metra. Në shpatet e kanionit ndodhen shumë shpella karstike të paeksploruara të përshtatshme për eksploues aventurier.

Jo shumë kohë më parë, një destinacion i panjohur edhe për vetë shqiptarët, kanioni i Holtës po kthehet në një vend tepër të vizitueshëm.

No photo description available.

Bëhet fjalë për një destinacion të mrekullueshëm karstik që gjendet vetëm 87 kilometra nga Tirana dhe që ka një vlerë natyrore të madhe. Ndodhet pranë fshatit Kabash në juglindje të Gramshit.

No photo description available.

Ngjyrat e shumta e bëjnë këtë bukuri natyrore një destinacion të paharrueshëm ofron pamje magjepse me lartësi malesh, thellësi kanionesh, bimësi dhe lule të shumëllojshme por mbi të gjitha ujërat e freskëta që burojnë nga malet.

No photo description available.

Në shpatet e kanionit ndodhen dhe shumë shpella karstike të paeksploruara. Veç lumit në shpatet malore të zonës gjenden dhe drurë  të rrallë si panja, por  jo vetëm e mjaft specie në zhdukje.

No photo description available.

Kanioni i Holtës në Gramsh është cilësuar si një nga më të bukurit në Shqipëri. Gjatë viteve të fundit ai është frekuentuar nga qindra vizitorë brenda dhe jashtë vendit. Bukuritë mbresëlënëse të kanionit janë fiksuar në foto të cilat janë shpërndarë ngado dhe kjo ka bërë që drejt kësaj perle të natyrës të vijnë gjithnjë e më tepër turistë nga mbarë bota./Motilokal.com

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.