Shpërthen vullkani në malin Nyiragongo të Kongos, reja mbulon qytetin me 2 milionë banorë

Shpërthen vullkani në malin Nyiragongo të Kongos, reja mbulon qytetin me 2 milionë banorë

Vullkani në malin Nyiragongo në Kongo u riaktivizua sërish pas 21 vitesh, duke shkaktuar ankth dhe frikë te 2 milionë banorët e qytetit Goma.

Për herë të fundit, vullkani kishte shpërthyer në vitin 2002, kur i mori jetën të paktën 250 personave, ndërsa mbi 120 mijë të tjerë mbetën të pastrehë.

This general view taken on 22 May 2021 from Tchegera Island outside Goma on the lake Kivu in the East of the Democratic Republic of Congo shows flame spewing from the Nyiragongo volcano.

Qeveria vendase ka nisur evakuimin masiv të banorëve të qytetit Goma, ndërsa me mijëra janë parë të braktisin shtëpitë e tyre ende pa u dhënë njoftimi i evakuimit. Turmat e njerëzve janë fotografuar duke u larguar me dyshekë e sende të tjera drejt kufirit me Ruadën, në lindje të Kongos.

A general view shows smoke and flames at the volcanic eruption of Mount Nyiragongo near Goma

Zyrtarët thanë se lava kishte arritur deri në aeroportin e qytetit Goma – e vendosur në periferi të metropolit në brigjet e liqenit Kivu – megjithëse banorët thanë se ajo ishte ndalur në buzë të objektit.

Smouldering ashes are seen early morning in Goma in the East of the Democratic Republic of Congo on 23 May 2021 following the eruption of Mount Nyiragongo

Ndërkohë shumë dridhje toke janë ndjerë në Goma në mëngjes herët.

A Congolese woman, carrying possessions on her head, flees from Mount Nyiragongo volcano as it erupts over Goma, Democratic Republic of the Congo, on 22 May 2021

Një banor i zonës i shqetësuar tha se: “Njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre. Situata duket se është qetësuar për momentin. Autoritetet ende nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar”.


Hera e fundit që Nyiragongo shpërtheu ishte 17 janar i 2002, duke vrarë më shumë se njëqind njerëz dhe duke mbuluar pothuajse të gjithë pjesën lindore të Gomas me lavë./Motilokal.com