Nga ushqimet tradicionale te trashëgimia kulturore/ Bulqiza hap sezonin turistik

Nga ushqimet tradicionale te trashëgimia kulturore/ Bulqiza hap sezonin turistik

Bashkia Bulqizë ka hapur sezonin turistik “Bulqiza Turistike”, me aktivitetin promovues "Bulqiza përmes Kulinarisë dhe Vlerave Kulturore Tradicionale”, i cili ka për synim promovimin dhe zhvillimin e turizmit në zonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë të gjitha shkollat e Bashkisë Bulqizë, ku secila prezantoi vlerat turistike të njësisë që përfaqëson.

May be an image of indoor

Kulinaria me gatimet tradicionale, vlerat artistike me objekte tradicionale si dhe kultura me kostumet popullore dhe këngë e valle, u prezantuan në formën e një panairi ku të pranishmit shijuan nga afër produktet dhe u  njohën më mirë me pasuritë e paçmuara të rrethit tonë.

May be an image of food and indoor

Në Bulqizën Turistike, janë të mirëpritur dhe plot vëmendje vizitorët e interesuar për të njohur prekur dhe shijuar më nga afër zonën tonë.

May be an image of 17 people and people standing

Bashkia Bulqizë i ka dhënë një vëmendje të veçantë turizmit në Bulqizë, duke ofruar më shumë mundësi për turistët që do ta vizitojnë atë gjatë këtij sezoni. Infrastruktura, në të cilën është investuar më shumë, identifikimi i monumenteve kulturore dhe zonave të mbrojtura i kanë dhënë një pozicion më të fortë turizmit në Bulqizë.

May be an image of food

Ky aktivitet u hap me fjalën e drejtoreshës së Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Komunikimit dhe IT pranë Bashkisë, Ledjana Gjoka, e cila falënderoi shkollat pjesëmarrëse dhe zyrën arsimore vendore për bashkëpunimin, dhe u shpreh së turizmi si vlerë e paçmuar e Bulqizës do të vazhdojë të promovohet dhe të dëshmojë vlerat dhe faktin që në zonë nuk ka vetëm krom.

May be an image of 2 people, people standing, food and indoor

I pranishëm në aktivitetin e hapjes së sezonit turistik ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Lefter Alla, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit dhe shkollat pjesëmarrëse në këtë prezantim kaq të rëndësishëm për turizmin dhe të vlerat kulturore të Bulqizës. Ai tha së turizmi do të vazhdojë të ketë mbështetje dhe vëmendje.

May be an image of 13 people, people standing and outdoors

Nën atmosferën e mrekullueshme të krijuar në qendër të qytetit të pranishmit mundën të provonin nga gatimet tradicionale të prezantuara në këtë panair.

May be an image of 11 people, people standing and outdoors

Për shkollat pjesëmarrëse u shpërndanë certifikata dhe tri prezantimet më të mira u vlerësuan me çmime./Motilokal.com

May be an image of food

May be an image of 23 people, people sitting and people standing