Vendet e G7 zotohen për luftim të ndryshimeve klimatike

Vendet e G7 zotohen për luftim të ndryshimeve klimatike

Vendet e G7-s u zotuan të kalojnë në një sistem energjie të dekarbonizuar deri në vitin 2030.

Ministrat e Ambientit të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët se janë të përkushtuara “për të marrë hapa konkretë drejt dhënies fund të mbështetjes për prodhimin e pandërprerë të energjisë me qymyr termik deri në fund të vitit 2021″.

Ministrat e G7-ës po ashtu kanë përsëritur zotimet e tyre për Marrëveshjen e Parisit për Klimën, e cila synon të mbajë temperaturën e Tokës në 1.5 gradë Celsius.

Ndalja e financimit në thëngjill është parë si hap që madh që mund të bëjë bota për të kufizuar rritjen e temperaturës mbi 1.5 gradë Celsius, gjë që sipas shkencëtarëve mund të ndihmojë në shmangien e dëmeve të rënda në ndryshimet klimatike.

Duke folur në fund të një samiti dyditor virtual të ministrave të Mjedisit dhe Energjisë, Alok Sharma, presidenti i bisedimeve ndërkombëtare për klimën Cop26, tha se G7-a kishte bërë përparime thelbësore për largimin nga qymyri.

“Ne të gjithë ranë dakord për të përshpejtuar tranzicionin nga kapaciteti i qymyrit në një sistem energjie të dekarbonizuar në mënyrë dërrmuese në vitet 2030”, u tha ai gazetarëve.

“Ne jemi të përkushtuar gjithashtu që të heqim nga fondet ndërkombëtare për karburantet fosile duke filluar me përfundimin e të gjitha ndihmave të reja të drejtpërdrejta qeveritare për qymyrin ndërkombëtar deri në fund të vitit 2021”, theksoi Sharma.

“Ky angazhim i dërgon një sinjal të qartë botës se qymyri po mbaron”, shtoi ai./Motilokal.com