Ajsbergu më i madh në botë është ndarë nga Antarktida gjatë ditëve të fundit, një copë gjigante akulli afër 80 herë më e madhe se Manhatani dhe tani po noton në Detin Weddell.
Kështu është bërë akullnaja më e madhe në botë që do të notojë nëpër det të hapur, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).
Akullnaja, të cilën shkencëtarët e quajnë A-76, u fotografua kohët e fundit nga sateliti Copernicus Sentinel-1 i ESA.
Ajsbergu është formuar si një dërrasë gjigante, me përmasa rreth 170 kilometra në gjatësi dhe 25 kilometra në gjerësi. Kjo pjesë e ndarë e akullit ishte pak më i madh se ishulli spanjoll i Majorkës.
Shkëputje të tilla i ndryshojë shtresat e akullit që janë në tokë dhe i ngritin nivelet globale të detit kur ato shkëputën në oqean dhe shkrihen. Nëse e gjithë shtresa e akullit e Antarktidës do të shkrihej, ajo mund të rrisë nivelet e detit me gati 57 metra.
ESA tha që ajsbergu u pikas për herë të parë nga Keith Makinson, një oqeanograf polar javën e kaluar dhe kjo është konfirmuar nga Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-së duke përdorur imazhet Copernicus Sentinel-1 të ESA.
Pjesa e madhe e akullit tani njihet zyrtarisht si A-76. Emri mund të tingëllojë pak i mërzitshëm për ajsbergun më të madh në botë, por bazohet në shkencë.
Por shkencëtarët e konsiderojnë këtë dukuri, si proces normal të natyrës dhe nuk e konsiderojnë si shkaktar ngrohjen globale./Motilokal.com
