Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe të regjistrohen për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe të regjistrohen për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë (19 maj 2021), në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919 vaksina kundër COVID-19, ndërsa totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina.

Sipas MSH-së procesi i vaksinimit ka vijuar edhe sot dhe deri në mesditë numri i të vaksinuarve ka kaluar shifrën prej 54.000 ta vaksinuarve kundër COVID-19.

Po ashtu theksohet se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

“MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19”, thuhet në njoftim.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.

Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë

/Motilokal.com