Numri i vizitorëve shënon rritje në Shqipëri

Numri i vizitorëve shënon rritje në Shqipëri

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) në Shqipëri numri i vizitorëve në tremujorin e parë të këtij viti është rritur për 6.3 për qind, në krahasim me tremujorin e parë të vitit që lamë pas.

Referuar statistikave të INSTAT rritje në këtë periudhë ka shënuar edhe numri i vizitorëve rezidentë me 10.1 për qind, ashtu si numri i vizitorëve jorezidentë shifër kjo që u rrit me 1.8 për qind.

INSTAT thekson se numri i netëve të qëndrimeve gjithsej është ulur me 7 për qind, në krahasim me tremujorin e parë të 2020-ës.

Po ashtu INSTAT njofton se numri i netëve të qëndrimeve nga rezidentët është ulur me 16.4 për qind dhe numri i netëve të qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 7 për qind.


Bazuar në të dhënat, numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej 47.3 për qind. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 42.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

“Në tremujorin e parë vitit numri më i lartë i vizitorëve rezulton në rajonin qendror, rreth 50.8 për qind, sipas zonave të afërsisë me bregdetin në zonat jobregdetare llogariten 64.6 për qind e vizitorëve, ndërsa sipas llojit të strukturave akomoduese në hotele dhe akomodime të ngjashme qëndruan 67.3 për qind e vizitorëve”, thuhet në raportin e INSTAT./Motiokal.com