Shqiponja, simboli jonë kombëtar, një shpend madhështor i maleve tona, është fotografuar në Bjeshkët e Rugovës nga syri i aparatit të Gresa Berishës një vajzë e pasionuar pas natyrës dhe jetës së egër.
“Pata fat ta fotografojë në Bjeshkët e Rugovës, Shqiponjën e Malit apo Golden Eagle- Simboli jonë Kombëtar. Një shqiponjë e cila është shumë shumë e rrallë. Falënderimi i takon Zotit që ma plotësoj këtë dëshirë të madhe” shkruan Gresa Berisha.
Disa të dhëna të përgjithshme të Shqiponjës së Malit nga Libri i Kuq i Faunës:
Madhësia e këtij lloji është 66–90 cm, mashkulli peshon 2840–4550 g, femra 3630–6665 g (rrallë deri në 7200 g), kurse hapja e krahëve është 180–234 cm. Femra peshon rreth 50% më shumë se mashkulli dhe është rreth 10% më e madhe se mashkulli. Si të rritur janë kryesisht sedentarë, kurse gjatë disa viteve të para të jetës së tyre shtegtojnë. Gjuajnë pre të llojeve të ndryshme si: gjitarë, reptile, shpendë, ujëtokësorë, peshq etj. (BirdLife Interna [1] tional 2016f).
Habitati
Lloji i habitatit: 1. Pyje (1.4. Pyje të klimës mesatare); 3 Shkurre (3.8. Shkurre të tipit mesdhetar). Kullosa (4.4 Kullosa të klimës mesatare); 6 Zona shkëmbore [p.sh., shkëmbinj kontinentalë, maja malore].Ky lloj mund të gjendet në një gamë të gjerë të habitateve të rrafshëta ose malore, kryesisht të hapura dhe shpesh edhe mbi nivelin e drunjve, nga niveli i detit deri në 4000 m (BirdLife International 2016f).
Përhapja e përgjithshme
Lloji është i pranishëm përgjatë hemisferës veriore.
Përhapja në Kosovë
Zaplluxhë, Bajgorë, Gropa e Erenikut.
Popullata
Trendi i popullatës: I panjohur
Arsyetimi i vlerësimit
Ky lloj është vlerësuar në kategorinë: Skajshmërisht i Rrezikuar, për shkak se popullatat native të këtij lloji janë në rënie e sipër nga helmimi i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm. Ky lloj ka popullatë shumë të izoluar. Numri i individëve të rritur është ≤ 50.
Kërcenimet
Lista e kërcënimeve: 2 Bujqësia dhe akuakultura (2.2 Plantacionet e drurit dhe pulpës); 3 Prodhimi dhe minierat energjetike (3.3 Energjia e ripërtërishme); 5 Përdorimi i burimeve biologjike (5.1 Gjuetia dhe grumbullimi i kafshëve tokësore: 5.1.1 Përdorimi i qëllimshëm (lloji që vlerësohet është i synuar), 5.1.3 Persekutimi/kontrolli, 5.3 Prerja dhe vjelja e pyjeve: 5.3.3 Efektet e paqëllimta: vjelja për jetesë/në shkallë të vogël (lloji që vlerësohet nuk është i synuar); 12 Opsione të tjera (12.1 Kërcënim tjetër (helmimi)).
Masat ekzistuese mbrojtëse
Lloji është i mbrojtur (Udhëzimi Administrativ Nr. 18/2012 Për Shpalljen e Llojeve të Egra të Mbrojtura dhe Strikt të Mbrojtura). Zona të caktuara ku është i përhapur lloji janë zona të mbrojtura.
Masat e nevojshme mbrojtëse
Veprimet e nevojshme për konservim: 1. Mbrojtja e tokës/ujit (1.1 Mbrojtja e lokalitetit/zonës, 1.2 Mbrojtja e resurseve dhe habitateve). 2. Menaxhimi i tokës/ujit (2.1 Menaxhimi i lokalitetit/zonës); 5 Ligji dhe politika (5.4 Pajtueshmëria dhe zbatimi).
Hulumtimi i nevojshëm: 1. Hulumtimi (1.2 Madhësia, përhapja dhe trendët e popullatës, 1.3 Historia e jetës dhe ekologjia); 3. Monitorimi (3.1 Trendët e popullatës, 3.4 Trendët e habitatit). Parandalim dhe kontrollim i aktiviteteve helmuese./Motilokal.com
