Fshati i zhytur nën ujë del sërish në sipërfaqe

Fshati i zhytur nën ujë del sërish në sipërfaqe

Punimet në një rezervuar në Itali kanë nxjerrë në dritë mbetjet e një fshati të zhytur nën ujë për dekada me radhë.

Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për kullën e kishës që del në sipërfaqen e ujit të liqenit. Liqeni Resia shtrihet në Tirolin e Jugut, rajoni Alpin që kufizohet me Austrinë dhe Zvicrën.


Fotografitë në mediat sociale tregojnë shkallët, bodrumet dhe muret mbi atë që normalisht do të ishte shtrati i liqenit, afër kullës më të njohur të kishës të Shekullit 14. Fshati Curon u përmbyt nga ujërat në 1950 kur autoritetet vendosën të ndërtonin një digë dhe të bashkonin dy liqene pranë njëri-tjetrit, megjithë kundërshtimet e banorëve.

Njerëzit ecin në mbetjet e zhytura më parë të fshatit Curon, Itali

Më shumë se 160 shtëpi u zhytën, dhe popullsia e Curon-it u zhvendos edhe pse disa vendosën të qëndronin në fshatin e ri të krijuar aty pranë. Në ditët e sotme, liqeni është i popullarizuar nga vizitorët në verë dhe në dimër, të cilët janë në gjendje të ecin nëpër sipërfaqen e ngrirë të liqenit./Motilokal.com