Sot mot me diell, nesër me vranësira e shi në Shqipëri

Sot mot me diell, nesër me vranësira e shi në Shqipëri

Gjatë ditës së sotme Shqipëria parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore. Moti sot do të jetë i kthjellët dhe pjesërisht me re në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 22 °C.

Dita e enjte pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 17 °C./Motilokal.com