Punëtorë të KRU “Hidroregjioni jugor” në Prizren, gjatë punës së tyre tek vendburimet “40 bunarët” kanë hasur në një dre të bllokuar në një nga pusetat e këtyre vendburimeve, duke e shpëtuar atë nga më e keqja.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj.
Postimi i plotë:
Miku im Bardhi sot më njoftoi që me stafin e Hidroregjionit Jugor kishin arritur të shpëtonin një drerë i cili kishte ngelur në një nga pusetat tek 40 bunarët. Menjëherë njoftuam organet kompetente dhe dolëm në vendngjarje me ç’rast drerin dorëzuam tek Shoqata e Gjahtarëve “Sharri”, të cilët morën përsipër mjekimin e tij deri nesër ku më pas mjekët veterinar do të rekomandojnë për të e lëshuar në natyrë apo jo!/Motilokal.com

