Një zog gjigant pjesë e folklorit irlandez dhe shpesh mbahej si kafshë shtëpiake në kohën mesjetare mund të kthehet në ishull pas një mungese prej më shumë se 300 vjetësh.
Një çift i kësaj specie kanë folezuar në një torfë në Republikën e Irlandës.
Shpresohet se ato mund të jenë speciet e para që shumohen në Irlandë për shekuj me radhë. Vendndodhja duket se do mbetet konfidenciale për të mbrojtur zogjtë.
Ekologu Mark McCorry, tha se kthimi i çiftit të këtij shpendi për fole ishte shumë i rëndësishëm.
“Ndërsa kemi këta zogj që vijnë në Irlandë gjatë dimrit, ne zakonisht nuk i kemi parë në sezonin e shumimit. Kështu që vitin e kaluar, kur u zbuluan, ata ishin çifti i parë që ishin në një fole gjatë sezonit të shumimit”, tha ai.
McCorry theksoi se me të vërtetë është një tregues i shkëlqyeshëm se ata duken sikur janë gati të ri-kolonizojnë Irlandën përsëri. Është një specie shumë ikonike në Irlandë, është shumë e lidhur edhe me folklorin, ka shumë histori rreth tij./Motilokal.com
