Cikloni Tauktae godet Indinë, të paktën 12 të vdekur

Cikloni Tauktae godet Indinë, të paktën 12 të vdekur

Një ciklon me erëra të forta që është cilësuar si ‘jashtëzakonisht i rëndë’ ka goditur Indinë. Sipas njoftimeve erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë, duke prekur fillimisht shtetin e Gujarat.

Ashtu siç raportohej dhe më herët, cikloni Tauktae udhëtoi përgjatë bregut perëndimor të Indisë derisa goditi zonat e banuara. Raportohet se 12 persona kanë humbur jetën dhe 150 mijë të tjerë janë evakuuar.

Shiu dhe shpejtësia e erës prej mbi 100 km/h shkatërruan zonat bregdetare në shtetin perëndimor të Gujarat, duke shkulur pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike. Në rrethin e Saurashtra, energjia elektrike është ndërprerë si masë paraprake.

Të martën në mëngjes, Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) tha në një cicërimë se cikloni ishte dobësuar më tej dhe do të vazhdonte të dobësohej gradualisht në tre orët e ardhshme.

Por autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë të kujdesshëm pasi disa zona në Gujarat vazhdojnë të jenë dëshmitarë të erërave të forta.

Marina indiane ka dërguar 3 anije luftarake për të shpëtuar qindra persona të bllokuar. Cikloni Tauktae erdhi në një moment kur India po vuan shumë në luftën ndaj COVID-19. Deri para pak javësh, sistemi shëndetësor indian ishte drejt kolapsit për shkak të një numri të lartë infektimesh me COVID-19, ndikuar edhe nga varianti indian i cili përhapet më shpejt se variantet e tjera dhe është më i rrezikshëm./Motilokal.com


Shtyllat dhe pemët e energjisë elektrike të shkulura nga erërat e forta


Makinë e copëtuar nga pema e rënë në Mumbai, Indi, 17 maj 2021

Njerëzit merren me bllokimin e ujit pas ciklonit Tauktae në rrethin Dadar TT më 17 maj 2021 në Mumbai, Indi.

Një autostradë e përmbytur afër Diu pasi stuhia shpërtheu në breg

Një strukturë në një qendër vaksinimi në qytetin Mumbai u shemb për shkak të ciklonit Tauktae më 17 maj