Disa fakte rreth kremrave kundër diellit që patjetër duhet t’i dini

Disa fakte rreth kremrave kundër diellit që patjetër duhet t’i dini

Të gjithë e dimë se duhet të mbrohemi nga dielli, por kur ndodhemi përpara një rafti kremrash kundër diellit, cila është zgjedhja më e mirë për të bërë midis premtimeve më të bukura që shohim në etiketa?

Kur skadojnë kremrat e diellit

Paketimet tregojnë datën e skadencës të kremit kundër diellit. Me kalimin e kohës, indeksi i mbrojtjes SPF bie ndjeshëm dhe kremi nuk iu mbron aq sa mendoni. Ndryshimet në ngjyrë dhe strukturën e tij tregojnë se duhet ta zëvendësoni me një të ri.

Sasia që duhet të aplikoni

Për t’u mbrojtur 100% nga faktori mbrojtës duhet të aplikoni një sasi të barabartë me një lugë çaji në fytyrë. E njëjta sasi duhet të përdoret sa herë që vendosni kremin mbrojtës brenda ditës.

Zgjidhni një krem diellor me spektër të gjerë.

Kur blini një krem dielli, kini parasysh të zgjidhni një produkt që iu mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Numrat SPF që shikoni në produkt i referohen mbrojtjes nga rrezet ultraviolet B (UVB) nga dielli. Por, për ta mbrojtur veten jo vetëm nga djegia, por gjithashtu dhe nga plakja e parakohshme, duhet të keni parasysh dhe rrezet UVA.

Atëherë, për një mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, është e rëndësishme të gjenden në etiketë fjalët “spektër i gjerë”.

Disa fakte:

Një krem me SPF – 15 bllokon rreth 93% të UVB-ve

Një krem me SPF – 30 bllokon rreth 97% të UVB-ve

Një krem me SPF – 60 bllokon rreth 98% të UVB-ve

Një krem me SPF – 70 bllokon rreth 98,3% të UVB-ve

Kujdes!

Mos u gëzoni para kohe! Në teori është gjë e bukur, por gjërat qëndrojnë ndryshe në praktikë. Janë shumë faktorë që ndryshojnë kohën e mbrojtjes nga dielli. Larja në det, djersitja, rëra, fshirja me peshqir e ulin në mënyrë të konsiderueshme kohën e Faktorit të Mbrojtjes kundër Diellit. Gjithashtu, pjesa më e madhe e njerëzve përdorin më pak krem seç është përdorur gjatë testimeve laboratorike. Prandaj disa dermatologë thonë se koha reale e faktorit të Mbrojtjes kundër Diellit është sa një e treta e kohës së treguar në etiketën e kremit. Në fakt, rekomandohet që një njeri me trup mesatar të përdorë 30 ml krem kundër diellit./Motilokal.com