Kryeministri Edi Rama deklaroi sot duke folur gjatë një aktiviteti për mbrojtjen e territorit dhe zbatimin rigoroz të Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore se, “sot ne jemi këtu për të vënë një theks shumë të fortë tek domosdoshmëria e kalimit në një fazë tjetër të përpjekjes së përbashkët për të vendosur kontroll absolut mbi territorin në aspektin e mbrojtjes së tij nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme”.
“Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i Brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi dhe korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike. E pamundur të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë”.
Duke folur për ndërtimet pa leje ai tha se Policia është e vetmja që duhet të marrë përgjegjësinë se duhet të harmonizojë të gjithë institucionet e tjera. Rama theksoi se Policisë do t’i vihet në dispozicion informacioni për aktivitetin e lejuar në zonë.
“Ligji ndalon çdolloj leje ndërtimi 20 metra nga rruga, të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme në hapësirë në pjesën e detyrimeve që ka shteti për të garantuar sigurinë në qarkullim. Të kemi një imazh të kuruar të këtij vendi që e quajmë turistik.", tha Rama.
Ai theksoi se nëse nuk bëhet pjesë e mendësisë së drejtuesve të qarkullimit rrugor është betejë e humbur.
Kjo është policia e shtetit që shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit. Pse nuk u bëka e njëjta gjë me një aktivitet që është shumë më i lexueshëm për sytë e të gjithë trupës së shtetit. Nuk bëhet fjalë për fusha të mbjella në male, por për ndërtime në sytë e të gjithëve, për ndërtime në rërë pse u bëka për një fshatar në majë të malit dhe jo për ata që ndërtojnë në buzë të detit. Policia është e vetmja që duhet të marrë të gjithë përgjegjësinë se duhet të harmonizojë gjithë institucionet e tjera. Nëse merr përgjegjësinë e plotë dhe vepron me sy hapur dhe institucionet e tjera do ta kenë të pamundur për të mbyllur sytë. Lejet e ndërtimit do t’i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit për të pasur informacion pamundësi që çfarë aktiviteti është i lejuar në zonë. Duke filluar nga zonat turistike dhe të mbrojtura e trashëgimia kulturore, nga qytetet dhe pa u hallakatur në maja malesh kur rregullon një mur apo çati”, deklaroi Rama.
Më tej Rama u shpreh se: “zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë. Janë baza e zhvillimit në funksion të së ardhmes. Ne nuk mund të vazhdojmë të pranojmë inercinë e një kontrolli, që natyrisht nëse kthejmë kokën mbrapa në raport me 6-7 vite më parë, as nuk ka të krahasuar që të jemi të qartë, por që nëse shohim në funksion të së ardhmes është i papranueshëm për nga dobësia”.
“Po ashtu zonat e mbrojtura. Po ashtu në rrugët kombëtare. Nuk e di se kush ndër ju ma shpjegon dot që ndërkohë që kemi një detyrim, apo keni më saktë, një detyrim sa i përket qarkullimit rrugor në Republikën e Shqipërisë, përsa i përket parandalimit të aksidenteve, rrugët kombëtar në segmente të caktuara të jenë haptazi, qartazi, zona me rrezik të lartë për shkak se në anë të tyre zhvillohen aktivitete pa asnjë lloj respekti për një mbrojtje minimale të atyre që qarkullojnë”, tha Rama.
“Në anë të rrugëve kombëtare vazhdon të ketë zona më pak se më parë, e përsëris, por përsëri vazhdon të ketë zona, mes aktivitetit X të licencuar apo të lejuar me leje kundër ligjit prej vitesh e vitesh më parë, një gjë e trashëguar që ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë sot përveç se duke hapur akse të reja. Dhe aksit rrugor ku vendosen materiale ndërtimi, varreza makinash, fidanishte, lavamanë, vaska dhe asnjë lloj respekti për sigurinë rrugore, për mjedisin dhe për imazhin e kësaj Shqipërie turistike”, theksoi Rama.
“Është e patolerueshme kjo. Të bëhen shit-blerje, aktivitet shit-blerjeje në anë të rrugës nga dikush që ka një biznes aty dhe vendos traktorë, ekskavator, motor dhe aty, kryqëzim hyjnë dhe dalin njerëzit për tregti. Kjo duhet të jetë e papranueshme, e palejueshme dhe patjetër, si e palejueshme e dënueshme për të gjithë ato biznese që nëse kanë një leje për të pasur një magazinë apo për të pasur një godinë në shkelje të atij neni shumë të qartë të Kodit që ndalon çdo lloj leje ndërtimi 20 metra nga rruga, gjë që është bërë masivisht në të shkuarën, të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme aty në hapësirë, pjesën tjetër, pjesën e detyrimeve që ka shteti për të garantuar sigurinë në qarkullim. Dhe detyrimin e përbashkët që kemi për të krijuar brenda mundësive një imazh sa më të kulturuar dhe sa më higjenik të këtij vendi që e quajmë turistik”, tha Rama.
Por, shtoi ai, “nëse kjo nuk bëhet pjesë e horizontit dhe e mendësisë së drejtuesve të qarkullimit rrugor në Republikën e Shqipërisë, është betejë e humbur, sepse janë ata të parët, sipas zonave dhe segmenteve”./Motilokal.com
