Sot dhe ditëve në vijim në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje të dobëta shiu.
Dita e sotme do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, vende-vende edhe riga të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 18 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të freskët, pjesa e parë e ditës do të mbajë me vranësira, ndërsa pasditja pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C.
E diela parashikohet të mbaj mot kryesisht me vranësira e intervale me diell, vende-vende edhe me reshje të dobëta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 21 °C./Motilokal.com
