Shqipëria përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku do të mbajë mot me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Sot në vendin tonë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu, vende-vende edhe me shtrëngata e rrufe. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 20 °C.
Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 16 °C.
Mot pjesërisht me re pritet të mbajë përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 21 °C./Motilokal.com
