Emetimet e gazrave serë si rezultat i aktivitetit njerëzor po zvogëlojnë stratosferën, paralajmërojnë studiuesit.
Trashësia e shtresës atmosferike është tkurrur me 400 metra që nga vitet 1980, zbuluan studiuesit, dhe do të hollohet me rreth një kilometër tjetër deri në vitin 2080, shtuan ata.
“Ne zbuluam se stratosfera është tkurrur me më shumë se 100 metra në dekadë që nga viti 1980 dhe kemi provuar se ka ndodhur për shkak të gazrave serrë”, tha bashkautori i studimit, Juan Antonio Anel, nga Universiteti Vigos në Spanjë.
“Në një skenar të besueshëm të ndryshimit të klimës, stratosfera e planetit tonë mund të humbasë 4% të shtrirjes vertikale (1,3 kilometra) nga 1980 në 2080”, shtoi ai.
Stratosfera fillon rreth 20 kilometra nga sipërfaqja e Tokës në ekuator dhe është e trashë rreth 24 kilometra.
Shtresa e ozonit është pjesë e stratosferës dhe thith pjesën më të madhe të rrezatimit diellor në Tokë.
Në vend që të ngrohet dhe zgjerohet si reagim ndaj dyoksidit të karbonit, stratosfera ftohet dhe tkurret.
Ndryshimet kanë potencialin të ndikojnë në operacionet satelitore, sistemin e navigimit GPS dhe komunikimet radio.
Zbulimi tregon ndikimin e thellë të njerëzve në planet. Në prill, shkencëtarët treguan se kriza e klimës kishte zhvendosur boshtin e Tokës, ndërsa shkrirja masive e akullnajave rishpërndan peshën rreth globit./Motilokal.com
