Qytetarët të kyçur ilegalisht në gypin e ujit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Qytetarët të kyçur ilegalisht në gypin e ujit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” kanë shpërfaqur problemet me kyçjet ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se Drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmeti ka hasur në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se gjatë punimeve në këtë rrugë kanë hasur në kyçje ilegale në rrjetin e ujit, për të cilat ka potencuar se po i vështirësojnë punimet.

May be an image of outdoors

Postimi i plotë:

Raportimi i Drejtorit të DIKMK, Gëzim Mehmeti, se gjatë inspektimit të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, kanë hasur në kyçje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.

Këto kyçje të shumta të paevidentuara, jo vetëm që shkaktojnë̈ humbje të ujit, por po e vështirësojnë dhe ngadalësojnë dinamikën e punimeve.

Kyçjet e tilla ilegale, përveç që kanë impakt direkt në dëmtimin e furnizimit me ujë te qytetarët, kjo dëmton edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kyçësit ilegal, përveç çkyçjes, do të ndiqen penalishtë!

Të gjithë̈ kemi nevojë për ujë.

Kujdesu, mos e keqpërdor!/Motilokal.com