Krijohet për herë të parë plastika që tretet në mënyrë biologjike

Krijohet për herë të parë plastika që tretet në mënyrë biologjike

Shkencëtarët në Universitetin e Berkeley në SHBA, kanë zbuluar një teknikë të re për ta bërë plastikën plotësisht të tretshme në mënyrë biologjike.

Plastika ë shpërbëhet në mënyrë biologjike, supozohet të tretet në ujë, në dioksid karboni ose në kontakt me materiale të tjera organike (fruta dhe perime) të cilat mund të ndodhen brenda koshit të plehrave.

Por në realitet, plastika e llojit të tillë merr aq kohë sa plastika e zakonshme për t’u shpërbërë, ose duhet të dërgohet  në një qendër industriale kompostimi për t’u ricikluar nën temperatura të larta.

Ky studim i ri pretendon të ketë zhvilluar një plastikë të re që mund të tretët deri në 98 për qind në plehrat shtëpiake në vetëm disa ditë, thjesht duke shtuar nxehtësi dhe ujë.

Studimi është rezultat i hulumtimit dhjetë vjeçar nga 14 anëtarë të universitetit kalifornian. Titulli i tij i plotë nuk është i lehtë për t’u konceptuar nga të gjithë, përveç nëse jeni vetë shkencëtar: ‘Depolimerizimi thuajse i plotë i poliestrave me enzimat nano-të shpërndara’.

Por koncepti mund të shpjegohet më thjeshtë. Profesori Ting Xu, i cili kontribuoi në hulumtim, shpjegon se si bëhet materiali i ri me enzima të ndërtuara, ashtu si tretja e njeriut.

Adam Lau / Inxhinieri Berkeley

Enzimat bashkëveprojnë me polimerët sintetikë (një klasë e përgjithshme e plastikës) në një proces përtypjeje, duke i kthyer ato në molekula të vogla jo toksike, nanoskopike për syrin dhe të padëmshme për tokën.

“Ne patëm sukses në shpërbërjen e poliestrave në molekula të vogla, që në thelb janë ushqim për mikrobet dhe që ruajnë njëtrajtshmëri në mjedis”, tha Ting Xu.

Adam Lau / Inxhinieri Berkeley

"Ne mund të modulojmë shkallën e degradimit të poliesterit dhe të programojmë vonesën e degradimit të tillë që ato të ruajnë integritetin gjatë prodhimit, ruajtjes dhe përdorimit, por degradojnë kur shkaktohen", shton ai.

Ekipi hulumtues e bazoi vëzhgimin e tyre në poliestra të tretshëm (një nënklasë e plastikës), të tilla si polikaprolaktoni (PLC) dhe acidi polilaktik (PLA)./Motilokal.com